Zvicra ka transferuar afërsisht 500 milionë franga zvicerane në SHBA përpara afatit për prokurimin e avionit luftarak F-35, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se të gjitha pagesat e planifikuara për vitin 2026 për avionin luftarak janë bërë tashmë, tha shefi i mbrojtjes Urs Loher në një intervistë me gazetën “NZZ am Sonntag”, .
Loher shpjegoi se një ngrirje e vazhdueshme e pagesave mund të kishte rezultuar në ndalimin e dërgesave të pjesëve rezervë të F/A-18 nga SHBA-të ose edhe në rrezikimin e projektit F-35. “Rreziku ishte shumë i madh për ne”, tha ai.
Pagesat e parakohshme kishin për qëllim të siguronin që llogaria e financimit të përbashkët për marrëveshjet e mbrojtjes zvicerane në SHBA të mbetet e financuar në mënyrë të mjaftueshme.
Loher deklaroi gjithashtu se Gjermania mund të transferojë potencialisht komponentë të sistemeve Patriot në Zvicër që fillimisht ishin menduar për Zvicrën, por nuk përmbushin konfigurimin e preferuar të Bundeswehr-it.
“Ne do të marrim gjithçka që mund të marrim”, tha Loher.