Lajme
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave
Rregullat për depozitat e detyrueshme nga kompanitë e huaja janë në qendër të debatit mes Bernës dhe Brukselit.
Zvicra po rishikon marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e pagave, pasi një kompromis i arritur mes partnerëve socialë rrezikon të vihet në pikëpyetje, përcjell albinfo.ch.
Komisioni për Çështje Ekonomike i Këshillit të Shteteve ka marrë një vendim që mund të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes së re, e cila synon të rregullojë marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së në fushën e tregut të punës.
Një nga çështjet kryesore lidhet me të ashtuquajturin rregull të depozitës. Shumë marrëveshje kolektive të punës në Zvicër kërkojnë që kompanitë të paguajnë një garanci financiare para fillimit të një kontrate. Kjo masë synon të sigurojë që gjobat të paguhen në rast të shkeljes së rregullave për pagat.
Megjithatë, Bashkimi Evropian e konsideron këtë kërkesë si një pengesë për kompanitë evropiane, pasi në vendet e BE-së nuk ekzistojnë rregulla të ngjashme. Sipas Brukselit, kjo i vendos kompanitë nga BE-ja në një pozitë më të pafavorshme krahasuar me kompanitë zvicerane.
Për këtë arsye, në paketën e marrëveshjeve që Këshilli Federal zviceran nënshkroi me BE-në në fillim të marsit, kërkesa për depozitë do të hiqet.
Megjithatë, përjashtim do të ketë për kompanitë që më parë kanë shkelur rregullat për pagat. Këto kompani do të vazhdojnë të jenë të detyruara të paguajnë një depozitë sigurie.
Debati pritet të vazhdojë në institucionet politike zvicerane, pasi mbrojtja e pagave është një nga çështjet më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











