Lajme
Rritje e bashkëpunimit ndërkombëtar të Zvicrës, përfshirë edhe me SHBA-në
Zvicra po forcon bashkëpunimin e saj ndërkombëtar,
Zvicra po forcon bashkëpunimin e saj ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, veçmas nga nisja e luftës në Ukrainë, transmeton albinfo.ch.
Viola Amherd pas takimit me përfaqësues të qeverisë amerikane në Uashington, në fund të një udhëtimi pesëditor, në vend u shpreh se Zvicra duhet të afrohet me politikat ndërkombëtare, veçmas me SHBA-në.
Mediat zvicerane shkruajnë se ajo u pyet edhe për kërkesën e ardhshme finlandeze për anëtarësim në NATO, megjithatë, shefja e Departamentit të Mbrojtjes bëri të qartë se ky hap nuk është në diskutim për Konfederatën, sepse nuk do të pajtohej me neutralitetin zviceran.
Një shtet neutral ka hapësirë për manovra për të forcuar sigurinë e tij nëpërmjet bashkëpunimit me vendet e tjera. Këtu përfshihet edhe blerja e planifikuar nga Zvicra e 36 avionëve luftarakë F-35, si dhe pesë sistemeve raketore Patriot. Amherd, e cila gjithashtu pati mundësinë të vizitonte prodhuesin Lockheed Martin, theksoi se blerja varet nga miratimi popullor.
Në SHBA, Amherd mori gjithashtu garanci për biznesin e kleringut, i cili do të sjellë miliarda franga në Zvicër. “Ne duhet të përfitojmë nga kjo mundësi për të rritur njohuritë teknike dhe për të avancuar kapacitetin për inovacion”, tha ajo. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












