Kosova

Zvicra përkrah Kosovën në sektorin e ekonomisë

Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik

Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza ka pritur në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave, njofton kumtesa ministrore, përcjell albinfo.ch.

Ministri Hamza falënderoi ambasadorin Jean Lebet për kontributin në përkrahjen e komunave në hartimin e buxheteve komunale dhe për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e ujërave, si dhe sektorin shëndetësor.

Ai e informoi diplomatin zviceran për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën për sundimin e rendit dhe ligjit, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.

Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.