Zvicra po përjeton një shtator jashtëzakonisht të thatë, me temperatura mbi mesataren dhe shumë pak reshje.
Sipas meteorologut Jan Eitel nga SRF, shkak kryesor është pozicioni i pazakontë i rrymës së fuqishme ajrore (jet stream), e cila këtë muaj ka qëndruar më në veri. Ndërkohë, presioni i lartë nga Azoret është shtrirë shpesh mbi Evropën Qendrore, duke sjellë mot të qëndrueshëm, me diell dhe pak reshje.
Nga 1 deri më 22 shtator, në shumë zona të Zvicrës janë regjistruar vetëm 10–20% e reshjeve mesatare për këtë periudhë. Në Airolo janë matur vetëm rreth 5 mm shi, ndërsa mesatarja për shtatorin është rreth 190 mm.
Meteorologët nuk presin reshje të konsiderueshme në ditët në vijim. Temperaturat mund të arrijnë sërish rreth 26°C, ndërsa edhe në fillim të tetorit nuk parashikohet një periudhë e gjatë me shi.
Thatësira pritet të vazhdojë edhe për disa kohë.