Futboll
Zvicra nuk fiton pa Shaqirin, barazon me Irlandën
Fillimisht Fabian Schaer, ai që realizoi për 1-0 në minutën e 74’, duke kaluar Zvicrën në epërsi
Irlanda dhe Zvicra kanë ndarë pikët në ndeshjen e pestë në Grupin D në kualifikimet për Euro 2020. Zvicra nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te lideri i Grupit D, Irlanda, duke barazuar 1-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, dy golat u shënuan në 45 minutat e pjesës së dytë. Fillimisht Fabian Schaer, ai që realizoi për 1-0 në minutën e 74’, duke kaluar Zvicrën në epërsi. Barazoi gjithçka David McGoldrick në minutën e 85’, për rezultatin përfundimtar 1-1.
Në këtë ndeshje u inkuadruan në fund edhe Admir Mehmedi edhe Albian Ajeti, porqë nuk arritën ti ndihmojnë skuadrës së tyre për të fituar.
Pas këtij barazimi, Irlanda vazhdon të jetë lider i Grupit D me 11 pikë, kurse Zvicra gjendet në pozitën e tretë me pesë pikë dhe me dy ndeshje më pak se rivali i sotëm.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














