Lajme

Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’

Këshilli Kombëtar refuzoi të enjten një mocion për të zëvendësuar Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), i cili mat aktivitetin ekonomik të vendit, me Indeksin e Lumturisë Kombëtare Bruto – një tregues i standardit të jetesës së popullsisë, si dhe shëndetit psikologjik dhe social, përcjell albinfo.ch.

Një koncept i tillë ekziston tashmë në Butan dhe Zvicra duhet të ketë gjithashtu një sistem për të matur prosperitetin e saj më mirë sesa nga PBB-ja thjesht ekonomike, argumentoi deputeti Felix Wettstein.

Megjithatë, kolegët e tij në Këshillin Kombëtar vendosën të ruajnë PBB-në si një “tregues thelbësor” të njohur ndërkombëtarisht.