Kosova
Zvicra ndihmon të rinjtë kosovarë në zhvillimin e karrierës
Zvicra mbështet të rinjtë kosovarë për të bërë zgjedhje të informuara në karrierë. Në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, Enhancing Youth Employment- EYE Project themeloi 19 qendra karriere në shkollat VET anembanë Kosovës, dhe si rezultat më shumë se 10000 nxënës përfituan nga shërbimet e ofruara.

Zyra kryesore e Bashkëpunimit për Zhvillim Zviceran viziton projektin EYE.
Enhancing Youth Employment- EYE Project shkruan se ishin të nderuar të presim z. Lukas Ruttimann, Menaxher i Programit për Kosovaa, Zyrën Kryesore të SDC-së dhe të vizitojmë dy nga partnerët tanë.
Vizita e parë në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj që menaxhohet nga AVETAE, ku mbi 500 studentë janë përfitues nga 8 profile të ndryshme mjekësore. Përveç kësaj, si rezultat i investimit të AVETAE dhe mbështetjes së Projektit EYE, qendra e karrierës po ndihmon nxënësit të kalojnë nga shkolla në punë. Bashkëpunimi ynë jo vetëm që ka rritur objektin, por ka mundësuar edhe aftësimin profesional të këshilltarëve të karrierës, duke siguruar shërbime më të mira për studentët.
Delegacioni vizitoi edhe Dekoritin, lojtar i shquar në industrinë e përpunimit të drurit të Kosovës. Falë projektit EYE, Dekoriti Training Center ofroi për herë të parë trajnimin në proceset e prodhimit digjital. Kjo jo vetëm që rriti punësueshmërinë, por kontribuoi edhe në rritjen e industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë.
Vizitat lejuan SDC të kuptojë më mirë kontekstin e vendit, të shohë investimet dhe ndikimin e tij në fushën e arsimit profesional dhe ndryshimet e rëndësishme që po sjell në komunitet. I shprehim mirënjohje Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim për mbështetjen dhe besimin në projektet tona.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











