Shqipëria
Zvicra ndihmon Shqipërinë me 9.6 milionë franga
Ambasadori i Zvicrës vlerësoi arritjet e fazës së parë të këtij projekti, ku përfituan 9,700 të rinj dhe 400 kompani pranuan 1,400 praktikantë në qytete si Shkodra, Lezha, Berati, Tirana dhe Vlora
Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me Konfederatën Zvicerane, për fazën dy të projektit “Aftësi për Punë” 2019-2023, me një vlerë prej 9.6 milionë franga zvicerane, të cilat do të vihen në funksion të Arsimit Profesional në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj dhe nga Ambasadori zviceran në Tiranë, Adrian Maître.
“Aftësi për Punë” përbën një hallkë të rëndësishme në zinxhirin e reformimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke synuar modernizimin e këtij sistemi me qëllim ofrimin e njohurive dhe kompetencave për të rinjtë dhe të rriturit, deklaroi Denaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Projekti mbështet procesin e reformave në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve të kapitalit njerëzor dhe institucional dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale, si dhe fuqizimit të shtetit ligjor, përgjegjshmërisë dhe zbatimit të të drejtave të njeriut”.
Ambasadori i Zvicrës vlerësoi arritjet e fazës së parë të këtij projekti, ku përfituan 9,700 të rinj dhe 400 kompani pranuan 1,400 praktikantë në qytete si Shkodra, Lezha, Berati, Tirana dhe Vlora, si dhe premtoi mbështetje në vijim të fazës së dytë.
“Projekti synon të arrijë një ofertë të Arsimit dhe Formimit Profesional për nxënësit, që i përshtatet kërkesave të tregut. “Aftësi për punë” pritet të ndikojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ky projekt synon të mbështesë krijimin e një modeli shqiptar, që do të frymëzohet nga modeli zviceran në përputhje me standardet evropiane”, u shpreh Ambasadori Maître.
Projekti shtrihet gjeografikisht në 6 qarqe, Berat, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë dhe do të përqendrohet në ofruesit e arsimit dhe formimit profesional në këto zona.
Prej vitit 2013, Qeveria Shqiptare ka përmirësuar kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin në fushën e arsimit dhe formimit profesional dhe kemi rritur fondet buxhetore si për investimet në drejtim të ndërtimeve dhe rikonstruksioneve, ashtu edhe për pajisjet dhe laboratorët duke u krijuar shkollave mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrojnë.
Në këto vite janë 3-fishuar investimet në shkollat profesionale nga 1.5 miliardë në vitin 2015, në 3 miliardë lekë në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












