Lajme
Zvicra mbështetet Fondin e Gjelbër të Klimës me 135 milionë franga
Fondi i Gjelbër i Klimës financon masat për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit dhe për të adresuar ndryshimet klimatike në vendet në zhvillim
Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Fondin e Gjelbër të Klimës (GCF) gjatë katër viteve të ardhshme me një kontribut total prej 135 milionë. Këtë e vendosi Këshilli Federal, duke specifikuar se fondi financon masat për të reduktuar emetimet e gazeve serrë dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike në vendet në zhvillim. Kontributi parashikohet në mesazhin për strategjinë e bashkëpunimit ndërkombëtar 2021–2024, specifikohet në një njoftim për shtyp, transmeton albinfo.ch.
GCF është fondi më i madh global që punon për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike në vendet në zhvillim. Ajo ka investuar tashmë në më shumë se 250 projekte në 130 vende dhe mbi një miliard njerëz do të përfitojnë nga reduktimet e emetimeve të CO2. Mbështetja për GCF është pjesë e kontributit të Zvicrës në financimin ndërkombëtar të klimës. Konfederata përmbush detyrimin e vendosur nga Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila siguron burime financiare për masat klimatike në favor të vendeve me të ardhura të ulëta, shton shënimi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












