Koronavirusi: çast pas çasti
Zvicra kthen në shtëpi turistët e saj të bllokuar në Amerikën Latine
Rreth 630 turistë zviceranë të bllokuar në Peru dhe Kolumbi do të kthehen në Zvicër të martën dhe të mërkurën me dy fluturime çarter,
Ka disa ditë që problemi i kthimit të shtetasve zviceranë, turistë në vende të ndryshme të botës, ka nisur të bëhet më i mprehtë. Kjo po ndodh pas paralizimit pothuaj të plotë të trafikut ajror të Zvicrës me botën, shkruan albinfo.ch.
Kur kësaj i shtohen edhe masat që shtetet përkatëse ku ndodhen turistët zviceranë, kanë marrë për mbrojtje nga koronavirusi, problemi bëhet edhe më i theksuar.
Prej disa ditësh në mediat e këtushme është përfolur pamundësia e Bernës zyrtare për të ndihmuar shtetasit e saj të cilët, si pasojë e virusit, kanë ngelur të bllokuar anembanë botës. Ndërkohë autoritetet federale, jashtë vëmendjes së publikut, duket se kanë punuar mjaft në këtë drejtim.
Kështu, siç ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës sot, rreth 630 turistë zviceranë të bllokuar në Peru dhe Kolumbi do të kthehen në Zvicër të martën dhe të mërkurën me dy fluturime çarter, përcjell albinfo.ch Kthimi kryhet në bashkëpunim me kompaninë ajrore Edelweiss.
Ndërkaq, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka justifikuar kështu mosveprimin e deritashëm në këtë drejtim: “Në raste të caktuara, nuk ishte më e mundur të organizohej udhëtimi i kthimit në mënyrë të pavarur për shkak të zhvillimeve lokale”.
Që nga e hëna, FDFA tashmë ka krijuar kapacitete për kthimin e rreth 100 turistëve nga Kosta Rika. Udhëtimet të mëtejshme të kthimit planifikohen në vazhdimësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













