Kosova
Zvicra kërkon mospengimin e hetimeve për dëbimin e gylenistëve
Në njëvjetorin e dëbimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova, sot është deklaruar Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.
Përmes një komunikate për medie, kjo ambasadë ka kërkuar zbardhjen e mënyrës së dëbimit të gylenistëve nga vendi. Po ashtu, ajo ka kërkuar që të mos pengohen hetimet e nisura lidhur me këtë rast, transmeton Koha.net, përcjella albinfo.ch.
Komunikata thekson se gjatë dëbimit të shtetasve turq janë bërë 31 shkelje ligjore.
Ky është teksti i komunikatës:
“Kosova ka dëbuar gjashtë shtetas turq më 29 mars të vitit 2018, me 31 shkelje ligjore gjatë procesit të dëbimit siç është identifikuar nga Komisioni Parlamentar Hetimor.
Fatkeqësisht, nuk e kemi parë përfundimin e punës së Komisionit Parlamentar Hetimor. Ambasada e Zvicrës i bën thirrje Kryesisë së Kuvendit të japë hapësirën e nevojshme për Komisionin Parlamentar Hetimor që të përfundojë punën e filluar, por po ashtu edhe për Prokurorin e Përgjithshëm dhe institucione të tjera kompetente të jenë proaktive dhe të veprojnë sipas ligjit dhe të bazohen në detyrimet e tyre ligjore”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













