Tematike
Zvicra i ka paguar për tre vite rrogë dashnores së shefit zviceran të UNRWA
Departamenti i Jashtëm i Qeverisë Zvicerane (EDA) ka konfirmuar për gazetën se pagat për gruan në fjalë, Zvicra i ka paguar nga marsi i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2018
Ditë më parë qe njoftuar se Zvicra ka ndërprerë pagesat për organizatën që vepron në kuadrin e OKB-së, për refugjatët palestinezë, UNRWA. Si shkak për këtë, qe përmendur një raport për hetime interne.
Ndërkohë, siç shkruan sot gazeta “SonntagsZeitung” kanë dalë në sipërfaqe detaje tjera lidhur me parregullsitë në organizatën në fjalë, transmeton albinfo.ch. Duke iu referuar një raporti të komisionit intern të etikës, gazeta shkruan se shefi zviceran i UNRWA-s Pierre Krächenbühl ka qenë përgjegjes jo vetëm për një “klimë të helmuar pune” në organizatë. Më tepër se kaq, ai, në vitin 2015 kishte krijuar një vend pune si “special Advisor” (këshilltar special ose kryeshefe) për të dashurën e tij.
Departamenti i Jashtëm i Qeverisë Zvicerane (EDA) ka konfirmuar për gazetën se pagat për gruan në fjalë, Zvicra i ka paguar nga marsi i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2018. Ndërkaq, lidhur me atë se sa para i janë paguar asaj gjithsej dhe nëse ajo ka marrë para edhe në emër të shpenzimeve të udhëtimit, EDA nuk ka pranuar të përgjigjet. Kjo, për faktin se OKB është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin.
Ndërkohë, sipas raportit intern, për shumë veta, si brenda organizatës ashtu dhe nga shtetet donatore, ka qenë e qartë se Krähnenbühl (i martuar) dhe kryeshefja e tij kishin një lidhje.
Bashkëpunëtorëve u është dashur shpeshherë të pergjigjeshin përse ata dy gjithmonë udhëtonin së bashku.
Para pak ditësh u bë publik vendimi që EDA nuk do të dërgonte më para për organizatën UNRWA, përcjell albinfo.ch. Por, kontributi prej 22.3 milionë frangash për vitin 2019 tashmë ishte paguar.
Shkak për ndërprerjen e financimit ishte përmendur raporti rreth një hetimi të brendshëm, i cili hedh dyshime mbi udhëheqjen e UNRWA-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave















