Lajme
Zvicra heq kufizimet për udhëtarët shqiptarë, nevojiten vetëm bileta, pasaporta dhe maska
Për të udhëtuar drejt Zvicrës, tashmë do të nevojitet vetëm bileta, pasaporta dhe maska!
Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se Zvicra ka hequr të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë që do të udhëtojnë në këtë vend.
Për të udhëtuar drejt Zvicrës tashmë do të nevojiten vetëm bileta, pasaporta dhe maska!
Ndërkohë që vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Holanda, Belgjika dhe Zvicra.
“Zvicra, nga sot, 26 qershor 2021, heq të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska”, thuhet në njoftimin e bërë nga TIA.
Më herët, TIA njoftoi se Franca gjithashtu ka zbutur kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, ndërsa sa u takon personave të pavaksinuar, ata mund të udhëtojnë vetëm nëse kanë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
Personat që janë të vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson janë të lirë të hyjnë në Francë, kurse vaksinat e tjera, ende nuk njihen, shkruan TCH, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











