Tematike
Zvicra do t`i heqë qafe telefonatat e bezdisshme të sigurimeve shëndetësore
Helsana gjatë vitit 2018 u ka paguar ndërmjetësuesve 11.7 milionë franga në emrin e provizionit. Pastaj në radhë vijnë: Visdana (7 milionë franga), Sanitas (5.3 milionë) dhe CSS (4.3 milionë)
Një vlerësim i publikuar në mediat zvicerane tregon se sa para investojnë në emër të provizionit, (shpërblimi që u paguajnë ndërmjetësuesve) fondet e ndryshme të sigurimit shëndetësor në Zvicër. Fjala është për provizionet që bëhen për sigurimin bazik.
Në përgjithësi, provizionet që paguajnë firmat e sigurimit shëndetësor për të fituar klientë, janë në thumb të kritikës nga opinioni dhe nga shumë politikanë. Gazeta “Aargauer Zeitung” ka bërë një hulumtim, përmes të cilit prezanton shumat që fondet në fjalë japin në emër të provizionit për sigurimin bazik shëndetësor.
Në krye të listës së publikuar është, pa konkurrencë, kompania Helsana, trasmeton albinfo.ch. Kjo firmë sigurimesh shëndetësore gjatë vitit 2018 u ka paguar ndërmjetësuesve 11.7 milionë franga në emrin e provizionit.
Pas Helsana-s, në radhë vijnë: Visdana (7 milionë franga), Sanitas (5.3 milionë) dhe CSS (4.3 milionë). Të gjitha këto bëjnë pjesë në mesin e fondeve më të mëdha shëndetësore në vend. Por, Helsana, që është kompania e dytë më e madhe e kësaj fushe, jep dukshëm më tepër para për ndërmjestësues në krahasim me kompaninë numër një për nga fuqia, CSS.
E përballur me konstatimin në fjalë, Helsana e relativizon vendin e parë në këtë listë, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, shifrat e përdorura me këtë rast mundësojnë një hapësirë të madhe veprimi gjatë identifikimit të provizioneve. Për këtë arsye, krahasimi në mes të kompanive përkatëse duhet të merret me shumë rezervë, thotë një zëdhënës i Helsana-s. “Vlerësimet tona tregojnë se ne në asnjë mënyrë nuk paguajmë kompensimet më të mëdha për fitimin e klientëve të rinj”.
Por Zyra Federale për Shëndetësi e thotë të kundërtën, me shifra, ndonëse pranon se sigurimi bazë dhe ai plotësues shpesh “shiten” së bashku. Me rastin e ndarjes së provizionit në këta dy sektorë, fondet shëndetësore kanë njëfarë hapësire të lirë veprimi.
Helsana thotë se duket pak e besueshme që firma të caktura të sigurimit, siç del nga kjo listë krahasuese, të mos paguajnë as provizione dhe as paga. Këtu e ka fjalën për fondin shëndetësor Konkordia, i cili, sipas shifrave të marra në Zyrën Federale të Shëndetësisë, del se nuk ka paguar fare në emër të provizionit. Por kjo kompani e ka vërtetuar gjendjen në fjalë: “Nuk u paguhet asnjë provizion për marrëveshjet e arritura në fushën e sigurimit shëndetësor bazë, as ndërmjetësuesve dhe as punëtorëve”, ka thënë një zëdhënëse e kompanisë.
Nga ana tjetër, Sanitas thekson se ajo, si firmë sigurimi, ka një model shpërndarjeje që ndryshon dukshëm nga konkurrenca. Kështu, Sanitas kryesisht heq dorë nga agjencitë e veta lokale. Nga ana tjetër, Sanitas punon së bashku me partnerët e vet afatgjatë të shpërndarjes. Për këtë arsye kostoja në listën e pëmendur ka rezultuar më e madhe se në arkat tjera shëndetësore.
Ndërkohë, Këshilli Federal, me kërkesën e Parlamentit, është duke punuar drejt gjetjes së një zgjidhjeje sektoriale të çështjes së provizioneve, e cila do të ishte detyruese për të gjithë. Por, për diçka të tillë duhet të ndryshohet ligji, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq federata e fondeve shëndetësore Santesuisse nuk dëshiron të presë derisa të bëhet një gjë e tillë. Presidenti i saj, Heinz Brandl, synon që marrëveshja vullnetare në mes të anëtarëve të federatës në fjalë të hyjë në fuqi në vjeshtën e ardhshme. Kjo, pasi që marrëveshja e përmendur synon t`i kufizojë provizionet dhe t`i ndalojë thirrjet e bezdisshme telefonike të Callcenter-ve.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës













