Lajme
Zvicra do të lejojë automjetet me autopilot nga marsi
Nga 1 marsi, drejtuesit e automjeteve të automatizuara të pajisura me sistemin me autopilot do të mund ta përdorin atë nëse është miratuar nga kantoni i tyre.
Nëse kjo pajisje aktivizohet, shoferët do të mund të heqin duart nga timoni dhe të mos monitorojnë më vazhdimisht trafikun dhe automjetin.
Megjithatë, ata duhet të mbeten të gatshëm për të marrë përsipër drejtimin e automjetit në çdo kohë, nëse sistemi i automatizimit i kërkon ta bëjnë këtë.
Parkimi pa praninë e shoferit do të jetë i mundur në parkingjet dhe hapësirat e parkimit të përcaktuara dhe të shënuara për këtë qëllim, shkruan albinfo.ch.
Këshilli Federal të premten miratoi një rregullore, e cila do të hyjë në fuqi më 1 mars, sipas njoftimit të Zyrës Federale për Rrugët (ASTRA).
Në rregullore thuhet se nga ajo datë, parkimi automatik i automjetit do të lejohet edhe pa shofer brenda – por vetëm në disa vende të caktuara për parkim dhe garazhe.
Gjithashtu, do të mund të përdoren automjete pa shofer në disa rrugë të autorizuara.
Kantonet zvicerane do të jenë përgjegjëse për miratimin e rrugëve pa shofer.
Automjetet pa shofer mund të jenë veçanërisht tërheqëse për transportin e mallrave dhe për distanca të shkurtra, tha Këshilli Federal. Por, theksohet se automjetet me sisteme të automatizuara duhet të kenë miratimin e nevojshëm. Përveç kësaj, prodhuesit duhet të “dëshmojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse” se si mund të garantohet “siguria e rrugëve dhe rrjedha e trafikut”.
https://www.astra.admin.ch/astra/de/home/themen/intelligente-mobilitaet/pilotversuche.html
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












