Lajme
Zvicra dhuron një autoambulancë në qytetin e Ferizajit
Arriti donacioni zviceran nga Frutigen, Meiringen & Interlaken për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj
Është bërë e ditur se pasditen e djeshme në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga Frutigen, Meiringen & Interlaken për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Kujtojmë se ky donacion i cili po njëllojë u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë:
Pasditen e djeshme, në Ferizaj arriti donacioni zviceran nga FMI (Frutigen, Meiringen & Interlaken) për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Ky donacion i cili po njëlloj u realizua me dy autoambulanca vitin që shkoi, është rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu me donatorin, me ç’rast ka rezultuar me dhurimin e këtyre automjeteve të ndihmës së shpejt, me pajisje mjekësore e pajisje përcjellëse, të nevojshme e me ndikim në rritjen e efikasitetit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Dorëzimin e këtij donacioni e bënë përfaqësuesit e FMI-së, Adrian Berchtold dhe Xhyli Bajrami, kurse për ta pranuar këtë donacion, doli drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri bashkë me stafin e institucionit që drejton, e cila tha se donacione të tilla, por edhe ato të mëparshmet janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së, partneritetit serioz e të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt me donatorin që kanë rezultuar me ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së QKMF-së në shërbim të pacientëve.
Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt, përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor, përcjell albinfo.ch.




E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











