Lajme
Zvicra dhe Luksemburgu, me pagat më të larta në botë
Këto janë 10 vendet me pagat më të larta në botë
Pa dyshim se kërkimi për një jetesë më të mirë dhe më të sigurt është një nga arsyet kryesore përse njerëzit emigrojnë, transmeton albinfo.ch.
Kur bëhet fjalë për të vendosur se në cilin vend do të transferohemi, një nga faktorët më të rëndësishëm për t’u marrë parasysh është sa para është e mundur të fitohen ndërsa punojmë atje. Vende të caktuara përpiqen në industri të ndryshme në varësi të klimës, popullsisë dhe ekonomisë së tyre. Paga mesatare është një masë e të ardhurave totale, pas taksave e ndarë në numrin e përgjithshëm të të punësuarve.
Më poshtë janë 10 vendet me pagesat më të larta dhe me nivelin e papunësisë më të ulët nga raportet zyrtare të shteteve të botës.
Australia:
Të ardhurat mesatare vjetore 49.126 $. Paga minimale 23.374 $. Papunësia: 5%. Ka një popullsi të vogël, inkurajon emigrimin e punëtorëve të kualifikuar.
Belgjika:
Të ardhurat mesatare vjetore 49.675 $. Paga minimale 21.309 $. Papunësia: 6.2%. Për shkak pozitës gjeografike, është lider për tregtinë në BE.
Austria:
Të ardhurat mesatare vjetore 50.349 $. Papunësia: 5.1%. Një vend i vogël evropian, por me një stabilitet të madh financiar.
Norvegjia:
Të ardhurat mesatare vjetore 51.212 $. Papunësia: 4%. Ekonomia e këtij vendi, mbështetet kryesisht në burimet e veta natyrore.
Danimarka:
Të ardhurat mesatare vjetore 51.466 $ . Papunësia: 4.8%. Danezët kanë standardet më të mira të jetesës në botë. Aty kanë selinë shumë kompani të mëdha botërore.
Holanda:
Të ardhurat mesatare vjetore 52.877 $. Paga minimale 21.276 $. Papunësia: 3.5%.
SHBA:
Të ardhurat mesatare vjetore 60.558 $. Paga minimale 15.080 $. Papunësia: 4%. Emigrimi në këtë vend, mbetet ende ëndrra e shumë njerëzve.
Islanda:
Të ardhurat mesatare vjetore 61.787 $. Papunësia: 2.9%. Tiparet unike mjedisore, e kanë bërë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë në botë.
Zvicra:
Të ardhurat mesatare vjetore 62.283 $. Papunësia: 2.4%. Aty ruhen shumica e parave të botës.
Luksemburgu:
Të ardhurat mesatare vjetore 63.062 $. Paga minimale 23.791 $. Papunësia: 5%. Ekonomia e këtij vendi shumë të vogël, varet nga sektori bankar.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











