Lajme
Zvicra dhe Italia rrisin kontrollet e përbashkëta kufitare
Kontrollet po shtohen në anën zvicerane dhe italiane të kufirit për të luftuar imigracionin e parregullt. Patrullat italo-zvicerane po veprojnë tani pranë liqenit Maggiore, u raportua të enjten.
Patrullat kufitare italo-zvicerane do të kontrollojnë trafikun e makinave dhe hekurudhave si pjesë e bashkëpunimit ndërkufitar midis dy fqinjëve për të luftuar imigracionin e parregullt, tha në një deklaratë Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare, transmeton albinfo.ch.
Deri më tani patrulla të përbashkëta kufitare ishin aktive në anën italiane, në lindje të liqenit Maggiore, në provincat Varese dhe Como. Tani e tutje, fushëveprimi i këtyre patrullimeve do të shtrihet në rajonin e Lokarnos dhe rajonin Verbano-Cusio-Ossola në Itali, në bregun perëndimor të liqenit Maggiore.
Lehtësimi i kufizimeve të epokës së pandemisë ka sjellë një rritje të numrit të emigrantëve që marrin rrugën ballkanike për në zemrën e begatë të Evropës, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












