Futboll
Zvicerani Challandes e bën Kosovën të ëndërrojë
Pas njohjes zyrtare të FIFA-s më 2016, ekipi kombëtar i Kosovës humbi nëntë nga dhjetë ndeshjet kualifikuese. Pastaj vjen Bernard Challandes
Kosova festoi të hënën në Sofje të Bullgarisë. Elbasan Rashani shënoi për 3:2 dhe festa filloi.
Por, në këtë sukses ka edhe shumë lojtarë nga Zvicra. Benjamin Kololli i Zurichut asistoi për 2:2, derisa Edon Zhegrova i Baselit dhe Idriz Voca i Luzernit luajtën nga fillimi. Më pas u inkuadrua edhe Florent Hadergjonaj, i lindur në Zvicër, shkruan ‘bluewin.ch’.
Gjithashtu jashtë fushës janë Shkelqim Demhasaj (FCL) dhe Hekuran Kryeziu (FCZ). Por, meritat më të mëdha i ka trajneri Bernard Challandes, përcjell albinfo.ch.
Pas njohjes zyrtare nga FIFA, ballkanasit nën ish-trajnerin Albert Bunjaki, nëntë herë në dhjetë ndeshje kualifikuese përfunduan me humbje. Humbja e fundit ishte në tetor të vitit 2017, ndaj Islandës 0:2.
Në mars 2018, Bernard Challendes merr komandën – dhe si! Në 13 ndeshjet me 67-vjeçarin, Kosova mbetet e pamposhtur, tetë fitore dhe pesë barazime. Veçanërisht i rëndësishëm është barazimi 2:2 kundër Danimarkës – edhe nëse ishte vetëm një ndeshje miqësore. Në kualifikimet e Kampionatit Evropian, falë fitores në Bullgari, kualifikimi është i mundur, derisa u arrit rekordi në 14 ndeshje pa humbje.
Përgëzimet ishin të shumta në Kosovë. “Çfarë legjende”, apo “Nënshkruani kontratë të përjetshme”, përcjell tutje albinfo.ch.
“Unë jam shumë i lumtur. Kurrë nuk kemi hequr dorë, djemtë merituan fitore. Ky nuk është një triumf normal, por i pari ynë në kualifikimet e Kampionatit Evropian”, thotë trajneri zviceran. Sfida e ardhshme është ndaj Çekisë në shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













