Lajme
Zviceranët, të parët me kulturën e udhëtimit me tren
Zviceranët janë ndër njerëzit që duan të udhëtojnë me tren, ata e konsiderojnë kulturë dhe thjeshtësi të udhëtosh me tren, duke theksuar të mirat që i ofron si nga ana e shpenzimeve, koha, komunikacioni, klima, etj., përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2021, me një mesatare prej 48 udhëtimesh për banor dhe një kilometrazh vjetor prej 1,628 kilometrash, zviceranë u rënditën të parët sa i përket udhëtimit me tren.
Mesatarja evropiane është 13 udhëtime në vit për banor, me një distancë të përshkuar prej 588 kilometrash. Vlen të theksohet se në nivelin e shteteve individuale, Zvicra ka një avantazh të qartë mbi të gjitha vendet e tjera: më të “virtytshmet” janë Luksemburgu, Austria, Danimarka dhe Gjermania, ku bëjnë përkatësisht 26, 24, 32 dhe 21 udhëtime. Lituania dhe Greqia dallohen në fund të statistikave me vetëm një udhëtim në vit për person; tejkaluar ngushtë nga Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Kroacia me 3.
Pandemia ka pasur një ndikim të fortë në kërkesën për trafik hekurudhor në të gjitha vendet evropiane, gjithashtu edhe në Zvicër. Përpara koronavirusit, qytetarët zviceranë bënin mesatarisht 74 udhëtime në vit, për një total prej 2,505 kilometrash. Në nivel evropian, ndërkohë, pati 18 udhëtime.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












