Tematike
Zviceranët, pesimistë për botën dhe optimistë për Zvicrën
73% të të anketuarve e kanë gjykuar gjendjen politike në botë me pesimizëm ndërsa një vit më parë ishin 68%.
Zviceranët i shikojnë zhvillimet e politikës botërore në të ardhmen me më shumë pesimizëm se një vit më parë. Këtë përfundim e ka nxjerrë një studim i titulluar “Siguria 2019”, i realizuar nga Akademia Ushtarake në kaudër të Universitetit ETH të Cyrihut.
Si faktorë që përbëjnë rrezik për situatën politike botërore, zviceranët e anketuar kanë përmendur politikën e bazuar në forcë, të fuqive të mëdha botërore si SHBA, Rusia dhe Kina, thuhet në një komunikatë të publikuar nga autoritetet federale të Zvicrës.
73% të të anketuarve e kanë gjykuar gjendjen politike në botë me pesimizëm ndërsa një vit më parë ishin 68%.
28% të pjesëmarrësve në sondazh e konsiderojnë politikën amerikane si jo të besueshme ndërkohë që 22% po këtë mendim e kanë për politikën kineze dhe 16% për politikën ruse, përcjell albinfo.ch.
Presidenti amerikan Donald Trump është përmendur më shpesh si shkaktar për këtë pesimizëm.
Njëri ndër tre shkaqet kryesore për pesimizmin e tyre në lidhje me situatën në politikën botërore rezulton të jetë rritja e nacionalizmit dhe populizmit të djathtë.
Por, marrë në përgjithësi, pjesëmarrësit në këtë sondazh, sipas raportit të publikuar të marten, e kanë vlerësuar si pozitive të ardhmen e Zvicrës. Ata e gjykojnë si shumë të sigurt këtë të ardhme. Kjo siguri mbështetet para së gjithash në gjendjen e mirë ekonomike dhe në sistemin politik të Zvicrës.
Për këtë studim janë anketuar 1213 persona gjatë janarit të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë