Integrimi
“Zviceranët i prijnë kryengritjes në Kosovë”!
“Lëvizja opozitare e shqiptarëve të Kosovës `Vetëvendosje` ka vendosur çadrat para parlamentit në Prishtinë. Ajo dëshiron të pengojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president. Vendi ndodhet para sprovës vendimtare”. Kështu fillon emisioni ndër më kryesorët të televizionit publik të Zvicrës, “Rundschau” i të mërkurës, transmeton albinfo.ch.
Ai vë në fokus faktin se lëvizja opozitare Vetëvendosje po mobilizon masat edhe në Zvicër.
Protestat në Kosovë nuk kanë të ndalur. Në Ditën e Pavarësisë, para një jave, demonstruan dhjetëra mijë veta. Në mesin e tyre edhe një grup nga Zvicra. Bëhet fjalë për `secondo` kosovarë me pasaporta zvicerane, me arsimim të mirë dhe me shpirt revolucionar, sikur ekonomistja Njomza Gutaj nga kantoni i Cyrihut, e filmuar gjatë pjesëmarrjes në protestë.
“Korrupsioni i qeverisë dhe mjerimi social nuk durohen më. Unë jam këtu sepse dua ta mbështes familjen time që ajo të ketë një jetë më të mirë në Kosovë”, thotë Njomza, që është në kryesinë e Vetëvendosjes në Zvicër. Lëvizja më e madhe opozitare e Kosovës ka një seksion në Zvicër, sqarohet në emision.
Themeluesi i VV, Albin Kurti kërkon të drejtën që Kosova të mund të votojë për bashkimin me Shqipërinë, gjë që bashkësia ndërkombëtare ka frikë se do të prodhonte Shqipërinë e Madhe, thuhet më tutje.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendsoje po lufton me sulme të gazit lotsjellës brenda parlamentit kundër një asociacioni komunash serbe, thotë gazetari dhe “përgjegjës” për këtë e bën Faton Topallin, përcjell albinfo.ch. Topalli, anëtar i SP-së së Shaffhausen-it dhe tash deputet i Vetëvendosjes, thotë se marrëveshja (për asociaconin) është shkelje e kushtetutës. “Prandaj duhet pak gaz lotsjellës që njerëzit të mund të shohin më mirë”.
Kurti përshëndet angazhimin e diasporës nga Zvicra për kauzën e tij. Ai është i interesuar për arsimimin e mirë të tyre. “Rinia shqiptare që jeton në Zvicër ka ambicie më të larta për Kosovën se sa vetë shqiptarët që jetojnë në Kosovë. Shqiptarët në Zvicër e dijnë se si mund të ndryshohen rrethanat”.
Ndërkaq seksioni zviceran i VV kundërshton akuzën se luan rolin e makinës për prodhim të parave dedikuar Vetëvendosjes. Është e kundërta, thekson Njomza Gutaj: “Lëvizja interesohet për përvojat dhe inputet tona. Nuk mund te jesh çdo ditë pjesë e formësimit të një krijese shtetërore”.
Autori i emisionit ka ndjekur një takim të seksionit zviceran të Vetëvendosjes si dhe pritjen që një delegacioni të tij i ka bërë sekretari për marrëdhënie ndërkmbëtare i SP-së, Peter Hug.
Në mes të Vetëvendosjes dhe SP-së (Partisë Socialdemokrate) së Zvicrës ekzistojnë lidhje të ngushta: ideologjike po dhe në personel, përmes anëtarësisë së dyfishtë në të dy partitë. Seksioni zviceran i Vetëvendosjes dëshiron t`i thellojë marrëdhëniet për të aktivizuar politikisht zviceranët shqipfolës.
SP përshëndet këtë gjë, por megjithatë merr distancë. Peter Hug, sekretar ndërkombëtar i partisë ngul këmbë: “Udhëheqja e debateve parlamentare me gaz lotsjellës dhe bashkimi me Shqipërinë, për ne janë absolutisht të papranueshme, transmeton albinfo.ch. Por marrëdheniet me VV-në që bazohen në 80 për qind të çështjeve për të cilat pajtohemi nuk mund të rrënohen nga 20 për qindëshi për të cilin nuk pajtohemi. Ne jemi për një deialog kritik dhe solidarizues”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













