Sport
Zviceranët frikësohen nga Shqipëria
Përfaqësuesja e Zvicrës humbi dy ndeshjet miqësore, derisa me vëmendje të madhe po shikon edhe ndeshjet e kundërshtarëve që ka në Francë. Takimin e parë do të ketë pikërisht ndaj Shqipërisë më 11 qershor.
Gazeta ‘Blick’ ka raportuar për fitoret e Shqipërisë dhe Francës, që u zhvilluan të martën, duke u ndalur më shumë te kuqezinjtë. “Më 11 qershor, Shqipëria do të jetë kundërshtari i parë. Gjimshiti, Basha, Gashi, Kukeli, Aliji dhe Alind Ajeti ishin titullar ndaj Luksemburgut, duke qenë gjashtë futbollistë me përvojë nga Superliga zvicerane.
Për një orë Shqipëria luajti pa gola. Më pas hyri në lojë Armando Sadiku.
Sulmuesi i Vaduzit shënoi për 1:0 e më pas realizoi edhe Sokol Cikalleshi. Por, Shqipëria përfitoi edhe nga një karton i kuq i dhënë për portierin e Luksemburgut.
Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi nuk luajtën në këtë ndeshje”, shkruan ‘blick’, përcjell albinfo.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













