Lajme

Zvicër, temperaturat sot do të arrijnë deri në 32 gradë

Bëhuni gati për të qenë shumë nxehtë edhe ditët e tjera

Meteorologët zviceranë kanë dhënë lajmin se temperaturat sot do të arrijnë deri në 32 gradë, njofton albinfo.ch.

“Vala aktuale e të nxehtit është relativisht ekstreme për muajin maj”, tha meteorologu Joshua Gehring, nga shërbimi zyrtar i motit MeteoSwiss.

Arsyeja: “Ajo që ne po përjetojmë aktualisht, domethënë një valë relativisht e hershme e të nxehtit, është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimit të klimës”, vuri në dukje Gehring.