Feja
Zvicër: Televizion islamik edhe në gjuhën shqipe
Nicholas Blancho synon të imponohet si figurë qendrore publike e myslimanëve të Zvicrës
Sipas një shkrimi të “Sonntags Zeitung”, i marrë nga shumica e medieve të këtushme, Këshilli qendror islamik zviceran (KQIZ), i udhëhequr nga i shumëpërfoluri Nicholas Blancho, synon të hapë një kanal televiziv në internet për myslimanët e Zvicrës.
Sipas shkrimit të fjalë, ky televizion për myslimanët e Zvicrës do të përmbajë emisione-analiza rreth aktualitetit në Zvicër si dhe ligjërata islame. Përpos projektit në fjalë, Nicholas Blancho synon t’ i joshë pjesëtarët e komunitetit mysliman në Zvicër përmes kartelës «Swiss-Muslim-Card», e cila do t’iu mundësojë atyre lirime të ndryshme të konsumimit në Zvicër.
Edhe pse qëndrimet kritike të qarqeve fetare myslimane shqiptare të Zvicrës ndaj legjitimitetit të KQIZ-së si strukturë politike-fetare, si dhe iniciativave të saj janë të mirënjohura , kjo nuk e pengon KQIZ-në të flasë në emër të myslimanëve në Zvicër, pra po ashtu edhe në emër të shqiptarëve të Zvicrës, madje edhe duke propozuar ligjërata televizive islame në gjuhën shqipe. Me sa mësohet nga sajti zyrtar i KQIZ-së, Komiteti drejtues i kësaj organizate, i cili udhëheqet nga Nicholas Blancho, përbëhet edhe nga dy shqipfolës.
Shtrohet pyetja, në emër të kujt flet Nicholas Blancho, kur shqiptarët dhe xhamitë e tyre përfaqësojnë shumicën demografike të myslimanëve të Zvicrës ? Sa qëndrimet e KQIZ-së reflektojnë gjendjen e përgjithshme kulturore dhe fetare të shqiptarëve të Zvicrës, qoftë për gjeneratat e para apo të dyta, si dhe shkollën juridike hanefite, e njohur për qëndrimet e saj liberale dhe akomoduese ? Ku qëndron problemi ? A mos, vallë, kjo reflekton mosangazhimin e mjaftueshëm të përfaqësuesve myslimanë shqiptarë në sferën mediale dhe politike të vendit pritës, sidomos sa i përket integrimit si dhe vlerave të tyre ? Të shpresojmë se qëndrime si dhe opinione të tilla nuk do të mungojnë në një të ardhme të afërt.
Për të marrë mendimin e komunitetit shqiptar në Zvicër në lidhje me iniciativën, i ftojmë lexuesit që t’i përgjigjen pyetjes së sondazhit tonë: A e mbështetni iniciativën e televizionit të Nicholas Blacho ?
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër