Tematike
Zvicër: Rritje drastike e numrit të martesave me detyrim
Vetëm gjatë gjashtë muajve të këtij viti janë regjistruar 26 raste të martesave të dhunshme të vajzave nën 16 vjeçe. Kjo shifër është shumëfish më e lartë se ajo e viteve të kaluara: nga viti 2005 deri në vitin 2015 janë paraqitur gjithsej vetëm 5 raste të tilla
Numri i martesave me detyrim në Zvicër ka shënuar një rritje drastike. Veçanërisht shqetësuese është rritja e numrit të vajzave të mitura, pa i mbushur as 16 vjeçare që martohen me dhunë.
Karta e të Drejtave të Njeriut e OKB-së ashtu si dhe shumica e shteteve të botës, e dënojnüe martesën e të miturve. Por, megjithatë, në Zvicër vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 119 njoftime për martesa të detyruara me vajza të moshës së mitur, shkruan «NZZ am Sonntag». Këto njoftime i jep Qendra profesionale për martesat me detyrim, me seli në Cyrih. Nga këto martesa, 26 janë bërë me vajza që janë nën moshën 16 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Shumica e këtyre vajzave janë me prejardhje nga Iraku, Siria, Eritrea, Afganistani dhe Somalia.
Ndër rastet e tilla të rënda është ai i vajzës, për të cilën mjekja zvicerane që e trajtonte kishte menduar se kishte pësuar dhunim seksual. Por më vonë u mor vesh se vajza ishte martuar me detyrim! Rasti tjetër, ështüe ai i somalianes 10 vjeçare, e cila ndiqte shkollën në Zvicër por ndërkaq e kishin martuar.
Është tmeruese e dhëna që tregon se vetëm gjatë gjashtë muajve të këtij viti janë regjistruar 26 raste të martesave të dhunshme të vajzave nën 16 vjeçe. Kjo shifër është shumëfish më e lartë se ajo e viteve të kaluara. Sa për krahasim: nga viti 2005 deri në vitin 2015 janë paraqitur gjithsej vetëm 5 raste të tilla, transmeton albinfo.ch. Kjo i bie që për 6 muaj ka pasur 5 fish më shumë martesa të detyruara se sa për 10 vite të plota!
Por, Anu Sivaganesan, udhëheqësja e qendrës profesionale të përmendur thotë se ky shtim numri nuk ka të bëjë me rritjen e numrit të refugjatëve. Ajo e shpjegon këtë ngritje me sensibilizimin më të madh të shoqërisë dhe me popullarizimin gjithnjë më të madh të qendrës që ajo udhëheq.
Megjithatë, Sivaganesan kërkon që Zvicra t`i trajtojë më seriozisht këto raste. Sipas saj, më së miri do të ishte që të ndiqej shembulli i Holandës. Atje shpallen të pavlefshme të gjitha martesat e bëra në mes të të miturve, edhe kur ato janë bërë në vendet e prejardhjes.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










