Lajme
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake
Në Zvicër, gjatë javëve të fundit, është vërejtur një rritje e ndjeshme e vjedhjeve të qenve. Disa janë rrëmbyer dhe mbajtur për shpërblim, ndërsa të tjerët janë vjedhur për t’u shitur për shkak të vlerës së tyre të lartë në treg, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave, disa raca qenësh janë veçanërisht të kërkuara, duke i bërë ato objektiv të hajdutëve që synojnë përfitime financiare.
“Vjedhja e qenve është një problem në rritje,” paralajmëron organizata për mirëqenien e kafshëve, VIER PFOTEN.
Organizata u bën thirrje pronarëve që të mos i lënë kurrë qentë e tyre pa mbikëqyrje në vende publike, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, si për shembull kur i lidhin para dyqaneve.
“Këto ditë nuk është më e sigurt,” thekson organizata
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











