Lajme
Zvicër: Paralajmërim për punëtorët që punojnë jashtë në vapën e verës
Kompania zvicerane e sigurimeve shëndetësore Suva parashikon një rritje të aksidenteve në punë, me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës.
Suva tha të hënën se shtatë për qind më shumë aksidente në punë ndodhin kur temperaturat rriten mbi 30 gradë Celsius. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punët në natyrë, si kantieret e ndërtimit dhe kopshtaria.
Një valë të nxehti po vazhdon të mbajë nën kontroll shumë pjesë të Zvicrës, pavarësisht disa stuhive të forta.
Paralajmërimi vjen pas një studimi që fajësoi ngrohjen globale për 60% të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Zvicër verën e kaluar. Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Bernës tha se kishte tri herë më shumë vdekje të lidhura me ndryshimet klimatike në vitin 2022 sesa mesatarja e viteve 2009-2017.
Sindikata Unia ka kërkuar rregulla që i bëjnë punëdhënësit përgjegjës për shëndetin e punëtorëve gjatë valëve ekstreme të të nxehtit.
Unia kërkon pushime të detyrueshme 10 minuta çdo dy orë kur temperaturat kalojnë 30 gradë Celsius.
Vendet e ndërtimit që nuk marrin masa paraprake për punëtorët e tyre duhet të mbyllen, shtoi sindikata, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













