Lajme
Zvicër: Ministri i Financave, në favor të më shumë emigrantëve
Rekomandohet që Zvicra të pranojë më shumë emigrantë për të plotësuar disa vende të lira pune
Pavarësisht se është anëtar i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), njihet për retorikën kundër të huajve, ministri i Financave, Ueli Maurer, rekomandon që Zvicra të pranojë më shumë emigrantë nga jashtë Bashkimit Evropian / EFTA për të plotësuar disa vende të lira pune, veçanërisht në kërkime dhe IT.
“Unë mendoj se duhet të rrisim pak kuotat për njerëzit nga vendet e treta”, tha ai.
Kuota aktuale për punonjësit jashtë BE-së është 8,500.
Për Simon Wey, kryeekonomist në Unionin Zviceran të Punëdhënësve, qëndrimi i Maurer ka kuptim.
“Në një treg pune u tha se kompanitë duhet të kenë mundësi të rekrutojnë më shumë staf nga vendet e treta, pasi ka mungesë të personelit shumë të specializuar”, theksoi ai.
Megjithatë, përpara se të punësojnë punëtorë nga vendet e treta, kompanitë duhet të dëshmojnë se nuk mund të plotësojnë vendin e lirë me kandidatë nga Zvicra, BE ose vendet e EFTA-s. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











