Lajme

Zvicër: Gushti ishte i nxehtë dhe i ftohtë

Nuk do të jetë aq e papritur, por ky gusht është një nga më të ngrohtët e regjistruar.

Por, temperaturat mesatare u rritën nga vala e gjatë e të nxehtit nga data 10 deri në javën e kaluar.

Para kësaj, muaji në fakt fillonte më i freskët se normalisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Është një muaj kontradiktash – megjithëse një nga më të nxehtit të regjistruar ndonjëherë, është gjithashtu një nga më të lagështit. Kishte shi të dendur në fillim dhe në fund të muajit.