Lajme
Zvicër: Gruaja qëllohet me armë, autori në arrati
Një grua 42-vjeçare është qëlluar me armë derisa po lëvizte me automjetin e saj në Windisch, Aargau, ka njoftuar policia kantonale, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
“Raporti i parë për një të shtënë ndaj një gruaje në Zürcherstrasse në Gibenstorf u mor në orën 13:30. Sipas gjetjeve fillestare, gruaja ishte ulur në makinë”, ka thënë Daniel Wächter nga policia kantonale.
Autoritetet po ashtu kanë njoftuar se gruaja është dërguar në spital, po nuk dihet ende për gjendjen e saj.
Tashmë policia ka nisur një operacion policor dhe është bllokuar rruga në Gibenstorf, ku priten kufizime në trafik. Për momentin, autori është në arrati, njofton policia, duke shtuar se nuk ka rrezik për palët e treta, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













