Lajme
Zvicër: Ekspertët bëjnë thirrje për të trajtuar mungesën e furnizimit të barnave
Autoritetet zvicerane duan që farmacitë të shpërndajnë barna të caktuara farmaceutike në sasi më të vogla për të luftuar mungesën e barnave, përcjell albinfo.ch.
Një panel ekspertësh rekomandoi ndalimin e shitjes së paketave të mëdha të barnave nëse paketat origjinale nuk janë më të disponueshme, sipas Zyrës Federale për Furnizimin Ekonomik Kombëtar.
Masa synon të reduktojë humbjen e barnave dhe të lejojë që produktet t’u shiten më shumë pacientëve gjatë ndërprerjes aktuale të furnizimit, tha ajo të mërkurën.
Megjithatë, pacientët duhet të vazhdojnë të marrin sasinë e medikamenteve të nevojshme për një terapi të suksesshme. Dhe atyre duhet të vazhdojnë t’u jepet inserti origjinal i paketimit, thanë ekspertët.
Masa e fundit është e kufizuar në kohë dhe do të mbahet vetëm derisa të stabilizohet situata e furnizimit për substancat aktive në fjalë, përcjell tutje albinfo.ch.
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?