Lajme
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe
Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut regjistroi rritjen më të lartë mujore.
Çmimet e pronave rezidenciale në Zvicër vazhduan të rriten edhe gjatë muajit qershor, megjithëse dallimet mes rajoneve mbeten të dukshme, sipas raportit të publikuar të hënën nga portali i pasurive të paluajtshme Immoscout24, përcjell albinfo.ch.
Në baza vjetore, çmimi mesatar i shtëpive u rrit me 3.1 për qind, duke arritur në 8,011 franga për metër katror. Ndërkohë, çmimet e apartamenteve u rritën me 4.5 për qind, në 9,526 franga për metër katror.
Rritjen më të madhe mujore e regjistroi rajoni i Cyrihut, me 2.3 për qind, i ndjekur nga Zvicra Qendrore (1.7 për qind), Zvicra Veriperëndimore (1.5 për qind), Ticino (1.1 për qind) dhe rajoni i Gjenevës (0.4 për qind). /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













