Sport
Zurich e mban peng Sadikun
Të hënën futbollistët e Zurichut do të nisin përgatitjet për sezonin e ri, ku duhet të jetë i pranishëm edhe Sadiku, edhe pse ishte ai shkaktari kryesor i rënies nga kategoria e klubit që zotëron kartonin e tij
Armando Sadiku tregoi paraqitje shumë të mira në Kampionatin Evropian me Shqipërinë, por e ardhmja e tij është shumë e pasigurt, shkruan albinfo.ch.
Ai është futbollist i Zurich, por në gjashtë muajt e fundit ishte huazuar në Vaduz, skuadër kjo që arriti të mbijetojë në elitën e futbollit zviceran, derisa Zurich jo. Madje, Vaduzit i ndihmuan shumë golat e Sadikut për të mbijetuar.
Të hënën futbollistët e Zurichut do të nisin përgatitjet për sezonin e ri, ku duhet të jetë i pranishëm edhe Sadiku, edhe pse ishte ai shkaktari kryesor i rënies nga kategoria e klubit që zotëron kartonin e tij.
Vetë lojtari nuk ka ndërmend të qëndrojë te kjo skuadër, madje është shprehur hapur se ëndrra e tij është të luajë në Bundesligë ose në Serinë A, por presidenti Ancillo Capena këmbëngul se sulmuesi shqiptar është nën kontratë me Zurichun deri në vitin 2018 dhe mund të largohet vetëm nëse për kartonin e tij paguajnë 9 milionë franga zvicerane.
Vështirë se mund të gjendet një klub që ofron një shumë kaq të lartë për Sadikun, kështu që pritet lufta në distanca të ndizet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane Tages-Anzeiger, anulimet e fluturimeve, procedurat e përmbarimit dhe hetimet e... -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














