Maqedonia
Zoran Zaev fton qytetarët dhe opozitën që të mbështesin referendumin
Numri një i qeverisë maqedonase ka ftuar edhe opozitarët që të mbështesin referendumin, pasi kjo është metoda e vetme për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që të dalin në referendum dhe të votojnë “po” në referendumin rreth marrëveshjes me Greqinë.
“Dje Kuvendi i konfirmoi datën e referendumit. Ditën që është vendimtare për të mirën e vendit dhe të ardhmen. Tani është koha kur qytetarët ta japin qëndrimin e tyre, bëni zgjidhjen e duhur, në vend të errësirës, pasigurisë dhe errësirës zgjidheni dritën dhe të ardhmen. Jam i sigurt se vota juaj do të jenë porosi për gjithë botën. Ju ftoj të votoni me krenari. Si patriotë të vërtetë. Të themi po për garanci të stabilitetit dhe të ardhmen në BE dhe NATO”, Zaev.
Numri një i qeverisë maqedonase ka ftuar edhe opozitarët që të mbështesin referendumin, pasi kjo është metoda e vetme për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.
“Opozita dëshiron ta shkatërrojë të ardhmen tonë, ata thonë se mund të arrijnë marrëveshje më të mirë, por për këtë kishin 11 vite. Ata negociuan në mënyrë sekrete dhe mbajtën shtetin të robëruar. Është koha për vendime kyçe dhe historike dhe jo për ikje. Ju them sërish anëtarëve të OBRM-PDUKM-së, se dera edhe për ju është e hapur. Ju ftoj të gjithëve që të votoni me krenari dhe të themi “po” për stabilitet dhe anëtarësim në NATO dhe BE”, tha mes tjerash Zaev.
Maqedonia dhe Greqia nënshkruan në fillim të qershorit marrëveshjen e shumë pritur rreth kontestit të emrit, sipas së cilës në të ardhmen fqinji verior do quhet Republika e Maqedonisë Veriore.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














