E-Diaspora
Zhduket në Liqenin Como futbollistja e Nati-t zviceran, Florijana Ismajli
Futbollistja Florijana Ismaili, pjesëtare e Kombëtares Zvicerane të Futbollit nga e shtuna konsiderohet e humbur në Liqenin e Como-s në Itali.
Të shtunën është njoftuar për një turiste zvicerane të zhdukur në Liqenin e Como-s. Siç bën të ditur agjencia Italiane Lajmeve, Ansa, bëhet fjalë për Florijana Ismailin, lojtare e Kombëtares Zvicerane të futbollit dhe e klubit Young Boys të Bernës.
E reja 24 vjeçe kishte vendosur që me një mike të saj dhe bashkëlojtare, të kalonte një ditë në liqenin e përmendur. Rreth orës 16.30 u ndez alarmi. Floriana ishte zhytur në ujë prej nga nuk ka dalë më, transmeton albinfo.ch. Menjëherë janë angazhuar zhytësit, por aksioni është ndërprerë në mbrëmje ndërsa ka rifillkuar sot në mëngjes.
Policia e Como-s nuk e ka vërtetuar dhe as përgënjeshtruar lajmin, ndërsa përgjegjësit e Kombëtares së Zvicrës dhe të YB kanë qenë të paarritshëm, ka shkruar 20minuten.ch.
Florijana për herë të parë për Nati-n zviceran ka luajtur në vitin 2014. Me trajnerin Woss Tecklenburg ajo ka luajtur 30 ndeshje. Ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2015, ndërsa në kualifikimet për Botërorin 2019, Nati kishte dështuar, përcjell tutje albinfo.ch.
Vetëm para dy javësh Florijana ka luajtur ndeshjen e fundit për Nati-n. Ajo luante që nga viti 2011 për Young Boys.
Florijana Ismaili është shqiptare, me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











