Lajme

Zelensky: Rusët planifikuan kapjen time gjatë natës

Zelenski: Dështoi plani i Rusisë për të më kapur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, thotë se ushtria e Ukrainës i ka prishur planin Rusisë për ta kapur atë, përcjell albinfo.ch.

“Ne kemi prishur planin e tyre”, tha Zelensky.

Në një video-mesazh, Zelenski u bëri thirrje gjithashtu rusëve që të bëjnë presion ndaj Presidentit të tyre Vladimir Putin për të ndaluar pushtimin e Ukrainës.

Forca ushtarake të Ukrainës vazhdojnë të kenë nën kontroll Kievin, duke u shkaktuar vështirësi agresorëve rusë, të cilët nuk kanë mundur të përparojnë.