Lajme

Zelensky pranon të bisedojë me Rusinë

Vendi i takimit është caktuar në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, përkatësisht në zonën e lumit Pripay.

Në orën kur edhe ishte ultimatumi rus për bisedime me Ukrainën, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka pranuar që të bisedojë me zyrtarët rusë rreth çështjes së luftimeve, njofton Albinfo.ch.

“Rezultati i bisedës me Lukashenko: Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”, ka shkruar Zelensky.

Sipas tij, udhëheqësi bjellorus mori përgjegjësinë se në momentin e nisjes së negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në tokë.