Lajme
Zelensky do të mbaj fjalim në Asamblenë Federale të Zvicrës
Bëhet e ditur se presidenti ukrainas do t’i drejtohet Asamblesë Federale të Zvicrës gjatë seancës verore, e cila do të mbahet midis 30 majit dhe 16 qershorit. Kështu bënë të ditur sot, të premten, shërbimet e Kuvendit të Zvicrës. Data e saktë e ndërhyrjes, e planifikuar me videokonferencë, ende nuk dihet dhe do të bihet dakord me Kievin, përcjell albinfo.ch.
Zyrat e Asamblesë Kombëtare dhe Këshillit të Shteteve i dhanë dritën jeshile një kërkese të bërë më 3 maj nga ambasada e Ukrainës në Bernë.
Që nga viti 1970, 28 folës të ftuar i janë drejtuar dhomave federale (shih listën në www.parlamento.ch), duke përfshirë krerët e shteteve, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ministra por edhe dy historianë, dy arkitektë (njëri është Mario Botta) dhe një filozof. Fjalimi i fundit daton në vitin 2018 dhe u mbajt nga ish-këshilltarja e Shteteve Liliane Maury Pasquier, si Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












