Lajme

Zelanda e Re e bën të detyrueshëm vaksinimin

Zelanda e Re pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid të mësuesve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, sipas një deklaratë të kryeministres Jacinda Ardern.

“Zelanda e Re po kalon periudhën më të vështirë në luftën kundër pandemisë deri më tani”, tha Ardern para gazetarëve në Wellington.

Ajo tha gjithashtu se “ka një rrugë të qartë përpara” në muajt e ardhshëm, për një jetë me më pak kufizime dhe më shumë liri sapo vendi të arrijë një nivel më të lartë të vaksinimeve. Më herët, Zelanda e Re raportoi ulje të rasteve të reja. Vendi regjistroi 35 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 1 622 që nga fillimi i pandemisë.

Rreth 2.4 milionë banorë të Zelandës së Re janë vaksinuar deri më tani, ose rreth 53% e popullsisë.