Kosova
Zeka: Ardhja e diasporës mund ta ndikojë në rritjen ekonomike
Përgjatë viteve, ardhja e diasporës ka determinuar rritjen ekonomike në Kosovë, veçmas në vitin e kaluar ato patën ndikim të madh në këtë drejtim, përcjell albinfo.ch.
Për kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ndihmesë të madhe në ekonomi ka dhënë edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti me një vlerë totale prej 200 milionë eurosh.
Zeka thotë se këtë vit, ndonëse nuk parashihet një masë e tillë, kjo do të jetë një qarkullim i reduktuar në ekonominë vendëse.
“Sa i përket rritjes ekonomike, meqenëse diaspora ka një ndikim goxha të madh, gjithçka do të varet edhe nga ardhja e tyre. Nëse do të kishim fluks të madh të vizitorëve nga diaspora, siç e kishim në vitin 2021, që tash mund të flasim për një parashikim të krahasueshëm me atë të vitit të kaluar. Këtë vit do të kemi edhe një hendek tjetër për sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe normës së rritjes në përgjithësi. Vitin e kaluar kishim heqje të trustit në shumën 200 milionë euro, të cilat natyrisht që kanë gjetur vendin e tyre në ekonominë e vendit. Këtë vit nuk kemi një masë të tillë që i bie që edhe qarkullimi në përgjithësi do të jetë më i reduktuar, sidomos nëse do të kemi vizita më të vogla nga ana e pjesëtarëve të diasporës”, tha Zeka.
Ndërsa ngritja e çmimeve në muajt e fundit është dashur, sipas tij, të përcillet me ngritje të pagave në sektorin publik dhe të pagës minimale. E propozimi i ZRRE-së për ngritje të faturave të energjisë, sipas Zekës, do ta rëndojë edhe më shumë shportën e konsumatorit.
“E tërë kjo valë e ngritjes se çmimeve që kemi parë në muajt e fundit nuk është përcjellë me ngritje të pagave as në sektorin publik dhe as në atë privat. Në anën tjetër, flitet për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike që do të rëndojë edhe më tej shportën e konsumatorit dhe do ta reduktojë fuqinë blerëse të qytetarëve të vendit dhe mund ta thellojë edhe më tej gjendjen socio ekonomike në vend. Dëshiroj të besoj se do të ketë një reagim në këtë aspekt dhe të përcillet me ngritje të pagave dhe të shmangim thellimin e varfërisë për disa segmente të caktuara të popullsisë tonë dhe ta ndalim këtë tendencën e qytetarëve për tu larguar nga Kosova dhe për të shkuar në vende të tjera në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë Zeka.
Kërkesë tjetër e Zekës është edhe rritja e borxhit publik në Kosovës, pasi sipas tij, ka hapësirë që ky borxh të rritet e këto mjete të mos përdorën për qëllime afatshkurta, por që të kenë një ndikim në zhvillimin e ekonomisë.
“Nuk besoj që norma e rritjes ekonomike në vitin 2022 do të jetë as e krahasueshme me atë që kishim në vitin 2021. Ne si Odë Amerikane ju kemi bërë thirrje qeverive të ndryshme për gjatë viteve të fundit në Kosovë që borxhin publik në Kosovë ta rrisin, meqenëse ka ende një hapësirë që borxhi publik të rritet për këto mjete të mos përdoren për qëllime afatshkurtra dhe që nuk kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Ka projekte infrastrukturore, të cilat qeveria mund t’i shtyjë përpara dhe ato mjete të përdoreshin në mënyrë të duhur”.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











