E-Diaspora
Zbulohet shtatorja e Nënë Terezës në Lozanë
Marrin pjesë shumë përfaqësues të komunitetit shqiptar
Në Lozanë të Zvicrës të shtunën është bërë inaugurimi i shtatores së Nënë Terezë.
Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni kanë marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së Nënës Terezë në Parkun e Kishës Saint-Amédée në Bellevaux, Lausanne, përcjell albinfo.ch.
I gjithë manifestimi ishte i organizuar në kuadër të shoqatave kulturore shqiptare, shoqatave intelektuale, klubeve, LAPSH-it dhe anëtarëve të besimit katolik dhe Qendrës së besimit Islamik Shqiptar.
Në këtë manifestim, përveç anëtareve të shumtë të komunitetit shqiptarë, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Lozanës, Zhyno, përfaqësues i xhamisë së Lozanës, Mehdi Shahini, Sheh Rrustemi, zv. Ipeshkvi Kristof Godel, përfaqësuesi i kishës katolike në Lozanë, Don Pren Kola, si dhe shumë përfaqësues të strukturave udhëheqëse të komunës së Lozanës dhe të kishës katolike.
Meritat për vendosjen e shtatores i ka një këshill iniciues i përbërë nga: Gjergj Prenkoçaj, prof. Ibrahim Syla, prof. Sabri Alidema, veprimtari Cen Kabashi, veprimtarja Fatime Kalimashi, Abée Christophe Godel – Mme Suzanne Duc.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind

















