Kosova
Zbulohet shtatorja e Idriz Seferit në Gjilan
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta, nën shoqërinë e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri kanë zbuluar shtatoren e heroit kombëtar Idriz Seferit.
Ky zbulim i shtatores, u bë nën një ceremoni të lartë të organizuar shtetërore, përcjell albinfo.ch.
Komuna e Gjilanit organizoi pritjen zyrtare me gardën ceremoniale të FSK-së për presidentët Hashim Thaçi dhe Ilir Meta. Ata u pritën nga garda ceremonial e FSK-së, tek Platoja e Teatrit të qytetit.
Dy presidentët ai i Shqipërisë, Ilir Meta dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit Idriz Seferi, si dhe do të jenë prezent në hapjen solemne të Darkës së Lamës nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kujtojmë se sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit dhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës në Prishtinë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











