Kosova
Zaev do të irritojë Serbinë: E mbështesim Kosovën në UNESCO
“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa ka ritheksuar se Maqedonia do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinj”, ka përfunduar Zaev.
Zaev ka folur në Prishtinë për normalizimin e raporteve në Ballkan, ndërsa me lidershipin kosovar janë dakorduar për thellimin e raporteve ndërshtetërore.
Më herët Zaev kishte thënë se mbështetja e Maqedonisë për Kosovën në UNESCO ishte gabim, duke mbështetur më shumë votën e abstenimit. Por, në Prishtinë ai hoqi dilemat duke thënë se Shkupi mbështete Prishtinën në nismat rajonale e ndërkombëtare. Kjo deklaratë nuk do të pritet mirë në Beograd, i cili kishte kërkuar nga Maqedonia të deklarohet kundër Kosovës në UNESCO.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












