Maqedonia
Zaevi fton investitorët malazezë të investojnë në Maqedoni
Ndryshimi i emrit kushtetues dhe aderimi drejt NATO-s kontribuoi që vendi të përmbysë shumë rekorde në fushën ekonomike. Kështu kryeministri Zoran Zaev e filloi fjalimin para biznesmenëve malazezë në Forumin e biznesit në Podgoricë.
Investimet e huaja janë dyfishuar në krahasim me vitin më të suksesshëm në të kaluarën, për dy vjet është rritur BPV-ja në shifra absolute, shprehet kryeministri dhe shton se ka shënuar rënie papunësia, ndërsa rritje ka pasur edhe te vlera e eksportit. E gjithë kjo është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes që e kanë ndier për investim biznesmenët vendorë dhe të huaj në Maqedoni.
“Gjithçka që bëjmë si politikanë, e bëjmë për shkak të ekonomisë, për shkak të biznesit, për shkak të tregtisë, për shkak të vendeve të punës, për shkak të BPV-së, për shkak të eksportit. Kjo në fund paraqet cilësi të jetës në gjithë këtë rajon. Si vend ecim hapave të Malit të Zi dhe e ndjekim përvojën që e ka ky vend. Ja, ne jemi vendi i radhës i 30-të anëtar i NATO-s dhe falënderoj qytetarët e Malit të Zi, Qeverinë dhe Parlamentin që ishin në mesin e vendeve të para që e ratifikuan protokollin për në NATO- deklaroi Zaev.
Përveç forumit të biznesit delegacioni nga vendi ishte pjesë edhe e seancës së përbashkët qeveritare me politikanët malazezë. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq pret që bashkëpunimi mes dy vendeve të përmirësohet dukshëm, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Janë nënshkruar katër marrëveshje mes dy vendeve. Në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, shëndetësisë, marrëveshje për punë të brendshme dhe mbrojtje të të dhënave sekrete. Biseduam se si ta rrisim bashkëpunimin, dhe prej tyre të rezultojnë beneficione konkrete nga këto fusha- deklaroi Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi.
Ekziston hapësirë për lidhshmëri më të mirë infrastrukturore mes dy vendeve, tha Zaev dhe shprehet se duhet doemos të mendohet më seriozisht për linjë ajrore mes Shkupit dhe Podgoricës. U bëri thirrje biznesmenëve të pranishëm në forum që të investojnë në Maqedoni, ashtu siç para do kohë kompania nga vende “Dauti komerc” investoi në Mal të Zi.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak













