Kosova
Zaev: I lumtur që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me Haradinajn është deklaruar edhe rreth rastit ‘Kumanova’. Ai ka thënë se ka kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur i lumtur që është shefi i parë i qeverisë maqedonase që viziton Kosovën. Zaev ka shkruar në Facebook se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale në të gjitha nivelet, duke shtuar se vizita e tij ka për qëllim thellimin e këtyre marrëdhënieve.
“Jemi këtu për të bërë një hap përpara: për krijimin e mundësive të reja në thellimin e marrëdhënieve. Jam i lumtur që janë kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar Zaev në Facebook.
Ndryshe, për nder të kryeministrit maqedonas është rreshtuar garda e FSK-së, kurse kryeministri Ramush Haradinaj ka shtruar tepihun e kuq.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me Haradinajn është deklaruar edhe rreth rastit ‘Kumanova’. Ai ka thënë se ka kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast, raporton lajmi.net.
“Nuk duhet që kjo çështje të mbetet pengesë në marrëdhëniet tona aty u vranë edhe disa policë do të ketë hetim ndërkombëtar”, është shprehur Zaev.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












