Shqipëria
Yuri Kim: Vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri, e përqendruar tek e ardhmja e vendit, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës
Zëvendësndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim, tha se vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri të enjten do të përqendrohet tek “ e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”, përcjell albinfo.ch.
Kim foli në një konferencë telefonike për shtypin së bashku me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, lidhur me vizitën e Blinkenit në Shqipëri dhe atë në Mynih për Konferencën e Sigurisë.
“Vizita vjen pasi ne kemi hyrë në 100-vjetorin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një kohë kur duam të falënderojmë kryeministrin Rama dhe shqiptarët për rolin e tyre si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në 2023. Shqipëria është tani në Këshillin e të Drejtave të Njeriut”, tha ajo.
Në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, para disa ditësh për vizitën e Blinken në Shqipëri, thuhej se Shqipëria është “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
Ish-ambasadorja e Shqipërisë, Yuri Kim tha se Blinken do të veçojë bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.
“Duam t’i falënderojmë që ishin mikpritës kryesorë për afganët në nevojë dhe shqiptarët vazhduan kështu traditën e tyre historike për t’i strehuar ata që janë në rrezik”, tha Kim.
Ajo tha se Sekretari Blinken do të qëndrojë në Shqipëri që nga ora 11:00 paradite deri në 7-8 në mbrëmje dhe gjatë vizitës do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama, si edhe do të dalë para mediave me Ramën.
Ish-ambasadorja Kim tha gjithashtu se Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.
Ajo tha se takimi është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se do të jetë një bashkëbisedim me të rinj që kanë studiuar në SHBA, por edhe pse mbahet tek Piramida që dikur ka qenë simbol i komunizmit dhe regjimit shtypës dhe izolues.
“Por rreth dy vjet më parë, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, bashkëpunuan për ta shndërruar piramidën në thelb një inkubator për inovacionin në teknologji, kështu që mendoj se është një ide e bukur”, tha ajo.
O’Brien në komentet e tij tha se në Konferencën e Mynihut, ku do të mbajë një fjalim kryesor Nënpresidentja Kamala Harris, Sekretari i Shtetit, Blinken, do ta vëjë theksin tek mbështetja për Ukrainënn në konfliktin në Lindjen e Mesme dhe tensionet në Ngushticën e Tajvanit.
Ndihmës Sekretari i Shtetit tha se SHBA do të sigurojë gjithashtu aleatët për mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit, duke iu përgjigjur shqetësimeve pas komenteve të ish-presidentit Donald Trump për NATO-n.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












