Lajme
Youtube gjobitet me 170 milionë dollarë
Kompania Google dhe shërbimi i saj për video YouTube do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë, për “t’i dhënë fund” akuzës për shkelje ligji duke mbledhur informacione private për fëmijët, tha sot Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC).
YouTube, sipas aktakuzës, ka monitoruar shikuesit e kanaleve të fëmijëve përmes të ashtuquajturave cookie, pa pëlqimin e prindërve, dhe më pas ka përdorur ato për të ofruar reklama të synuara për ata shikues.
Marrëveshja mes FTC dhe Zyrës e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju-Jork, e cila do të marrë 34 milionë dollarë, është më e madhja qëkur ligji që ndalon mbledhjen e informacionit për fëmijët nën 13 vjeç hyri në fuqi më 1998, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Ligji u rishikua në 2013-ën për të “mbuluar cookie”, të cilat përdoren për të ndjekur zakonet e shfletimit në internet.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










