Lajme
Youtube bllokoi këngën e SVP
Kënga e fushatës SVP u publikua mëngjesin e së hënës. Por nuk është më e disponueshëm në Youtube. Platforma e videove e fshiu atë.
Akuza: Refreni të kujton “We Are Family” të grupit Sister Sledge, shkruajnë gazetat e CH-Media, përcjell albinfo.ch.
“Kjo video nuk është më e disponueshme për shkak të pretendimeve për të drejtën e autorit nga Sony”, thotë platforma e videos.
Thomas Matter mbrohet.
“Unë e shkrova tekstin dhe e kompozova vetë këngën. Nëse në fakt akuzohem se jam stolisur me puplat e dikujt tjetër, atëherë nuk mund të shfaqet asnjë hit i ri i popit. Gjithashtu, ne nuk fitojmë para nga kjo këngë”, thotë ai për gazetat CH Media.
Kënga “Welcome To SVP” bëri bujë në vitin 2015. Ajo u bazua në hitin botëror “Welcome To St. Tropez” të DJ Antoine. Në atë kohë, megjithatë, të drejtat u sqaruan me artistin dhe ideja për një interpretim të ri u prit mirë, shkruan 20minuten.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë!
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












